Site icon Telegrafi

Hajni mbeti i ngujuar gjashtë orë në dritare

Policia, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit erdhën në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit të zotit të shtëpisë. Zjarrfikësit prenë kornizën e dritares dhe liruan hajnin.

Fqinjët ishin grumbulluar për ta parë pamjen komike. Pjesa e poshtme e trupit të hajnit kishte mbetur brenda shtëpisë, derisa pjesa e poshtme varej jashtë.

Pasi mjekët kontrolluan hajnin dhe vërtetuan se nuk ka pësuar lëndime, ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar në stacionin e policisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version