Ky është momenti kur një hajdut i kthen një orë një turisti që sapo e grabiti me armë – pasi zbuloi se ishte një “diçka e lirë”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë një zviceran të ulur në një kafene në Piazza Unità d’Italia në Trieste, Italia veriperëndimore, kur dikush i afrohet nga pas.
Grabitësi duket se lëviz drejt tij, duke tundur armën drejt turistit, duke e shtyrë atë dhe shokun e tij të hidhen nga tavolina e tyre.
Hajduti largohet por vetëm pak sekonda më vonë, grabitësi shfaqet sërish, kthehet në të njëjtën tavolinë dhe shkëmben fjalë me turistët e frikësuar.
Ai ia kthen atë që vodhi dhe bisedon me çiftin përpara se të niset sërish.
Rapina ad un turista svizzero ad un caffè di Piazza Trieste e Trento: pistola alla testa per portargli via l’orologio e poi glielo riconsegnano perché vale poco. La denuncia dei titolari del locale:"Tutto questo in centro città. Serve un presidio costante delle forze dell'ordine” pic.twitter.com/aKRU1yKg39
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) July 19, 2022
Videoja u postua në mediat sociale nga Francesco Borrelli, një këshilltar rajonal i Europa Verde në Campania.
Një përkthim i mbishkrimit të tij në Twitter thotë se burri dhe shoku i tij ishin ulur në kafene kur mbrëmja e tyre mori një kthesë të tmerrshme.
Ai pretendon se banditi mbajti një armë në kokën e udhëtarit ndërsa kërkonte orën e tij, por më vonë ia ktheu sepse ishte e lirë.
Hajduti kishte tentuar vetëm të vidhte orën, sepse ata besonin se ishte një Richard Mille që mund të kushtonte nga 20,000 deri në dhjetëra miliona euro. /Telegrafi/