Site icon Telegrafi

Hajni “ia sheh hajrin” kampionatit Euro 2008

Turku 36-vjeçar ka qenë në kërkim nën akuzë për mashtrim, dhe ai është vërejtur në mesin e një turme të turqve etnikë në Mynih duke shikuar ndeshjen në një lokal me ekran të madh.

Policët, të cilët po përcillnin rastin, e njohën fytyrën e mashkullit menjëherë dhe kanë thirrur gazetën për të kuptuar se ku ishte bërë fotografia.

Pasi që kishin biseduar me pronarin e barit ata kanë zbuluar se ai po vinte rregullisht për të shikuar lojërat e kampionatit dhe se u kishte thënë njerëzve se ishte duke punuar në një vetëshërbim lokal.

Policia e gjeti atë në vendin e punës dhe e arrestoi.

Exit mobile version