Telegrafi

Hajni i ngathtë ngeci në rrjetën e dritares (Video)

Burri i njohur vetëm si Zhou, pasi ka kryer vjedhjen, ka dashur të largohet ka dritarja e katit të parë të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Por, ai nuk e ka llogaritur si duhet hapësirën e rrjetës, duke mbetur i ngecur në mes të telave.

Përpjekjet për ta nxjerrë nga rrjeta kanë qenë të kota, andaj është dashur të hiqet komplet pjesa metalike e dritares dhe të lirohet Zhou.

Megjithëse, jo për shumë gjatë, sepse ai është dërguar menjëherë prapa grilave për vjedhjen e kryer. /Telegrafi/