Telegrafi

Hajni i lartësive të mëdha

Sipas shënimeve të policisë, në 15 muajt e kaluar, Mingwan ka kryer 209 fluturime drejt qyteteve të pasura, duke vjedhur biznesmenët, derisa ishin duke fjetur ose shikuar televizion në aeroplan.

Ai është arrestuar në aeroportin Shijiazhuang, pas raportimit të një pasagjeri se dikush ia kishte lehtësuar xhepat e tij në aeroplan.

Li ka pranuar para policisë se ka vjedhur së paku 25.000 funte, duke shpjeguar: "Është shumë më lehtë të vjedhësh në aeroplan, ngase njerëzit zakonisht janë të përgjumshëm, ose shikojnë filma. Suksesi im ka qenë diku rreth 40 %”. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 15 vjet burg.