Telegrafi

Hajni i kujdesshëm bart dy maska

Gazeta lokale “The Beaufort Gazette” ka raportuar se i dyshuari u largua me kuletën e pronares së shtëpisë si dhe me gjëra tjera me vlerë.

Ai ishte mbuluar me një çarçaf, por kur i biri i viktimës e ndoqi hajnin pas dhe ia shqeu mbulojën e kokës, atëherë ai pa një maskë të bardhë të ngjashme me atë që e bart vrasësi në filmin "Scream" (si në foto).