Site icon Telegrafi

Hajni i DVD-së kthehet për dirigjuesin

Por hajni është lënë i lirë, pasi që zyrtarët policorë përcaktuan se DVD-ja prej 100 eurosh nuk aq e vlefshme sa që ai të ndiqet penalisht.

25-vjeçari Song nga qyteti Chengdu, së pari hyri me dhunë në shtëpi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Më pas ai e kuptoi se kishte harruar të merrte edhe dirigjuesin prandaj shkoi sërish në të njëjtën ndërtesë një muaj më vonë.

Por kësaj radhe ai e gjeti pronarin, Dai, duke shikuar televizionin në dhomën e tij të ndejës, raporton gazeta lokale”Chengdu Business Daily”.

Nën presionin e pronarit Dai, Song pranoi se ai ishte përgjegjës për vjedhjen e mëhershme dhe Dai e dërgoi atë në polici për të raportuar krimin.

Por, për çudinë e Dait, policia ka thënë se DVD-ja me vlerë prej 100 eurosh nuk ishte e mjaftueshme për të ndjekur penalisht Songun dhe ai u la i lirë.

Exit mobile version