Steven Candelaria ka hyrë në një shtëpi në Meksikë, përmes hapësirës së ngushtë në derë që shfrytëzohet për të hyrë qeni.
Pasi ka vjedhur një laptop, katër tablet, si dhe disa barna të shtrenjta, ai është larguar, por jo për shumë gjatë, transmeton Telegrafi.
Filmimi nga kamerat e sigurisë, ka ndihmuar që ai të identifikohet dhe të ndalohet, ndërsa tani është dërguar në mbajtje.
“Qeni do duhej të reagonte, por ai u largua menjëherë dhe as që lehu”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/