Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:32 minuta një zyrtar policor ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në një banesë në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren po ndodhte një vjedhje.
Njësite policore ka dalë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar informacionin dhe kanë kuptuar se dy të dyshuar 17 vjeçar kanë hyrë në një banesë, me gjasë për të vjedhur , mirëpo, ndërkohë pronari i banesës ishte kthyer dhe njëri nga të dyshuarit, për t’i ikur kapjes ka kërcyer nga një ballkon, nga kati i katërt i ndërtesës, me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I lënduari sipas PK-së është përcjell nga emergjenca për në Spitalin Rajonal në Prizren, e pasi i është dhënë ndihma e parë është dërguar në QKUK në Prishtinë.
I dyshuari i dytë është arrestuar e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt, raporton KP.