Site icon Telegrafi

Hajni harron kuletën në bankë

Albert Vincent Perkins ka hyrë në një bankë në Kansas City, i ka dorëzuar arkëtarit një qese plastike dhe e ka urdhëruar ta mbushë me bankënota prej 100 dollarësh, ka njoftuar policia.

Më pas ka dalë prej bankës, por në hapësirën afër arkës e ka harruar kuletën e tij. Arkëtari dhe një dëshmitar i rastit e kanë njohur Perkinsin në bazë të fotografisë në lejen e tij të vozitjes.

Exit mobile version