Telegrafi

Hajni “gjeni” me mënyrën unike për të “fsehur” perdet veneciane (Foto)

Burri i paemëruar, është ndaluar nga rojat e një supermarketi në Northampton të Anglisë, pasi është përpjekur të vjedh një palë perde veneciane.

Kutinë e gjatë dy metra, ai e ka vënë në njërën këmbëz të tutave sportive, duke e nxjerr nga xhaketa dhe mbuluar me kapelë, transmeton Telegrafi.

Sikur mos t’i dilte pakoja sipër kokës, ai do të mund të largohej pa paguar, por gjërat nuk i shkuan sipas planit.

Pasi i morën paketimin ku ishin perdet e palosura, stafi e thirrën Policinë, që e arrestoi menjëherë. /Telegrafi/