Telegrafi

Hajni fle në punë

Mashkulli, për të cilin më vonë është vërtetuar se ka qenë nën ndikim të drogave, është zgjuar vetëm pasi është kontrolluar nga policët, të cilët janë thirrur nga familja e shokuar në shtetin verilindor Terenggan të Malajzisë.

"Ka fjetur nën ndikimin e drogës. Kjo ka qenë fatkeqësia e tij", ka thënë shefi i policisë lokale Mohamad Hazam.

Pronari i shtëpisë, V. Sathya, ka thënë se hajnin e ka gjetur djaloshi nëntëvjeçar, i cili kur e ka parë ka ikur me vrap, duke bërtitur.

"Hajni as atëherë nuk është zgjuar dhe ka vazhduar të flejë duke mbajtur në duar çantën e gruas sime", ka thënë Sathya.

Hajni është denoncuar vetëm për prishje të rendit sepse, përveç ëmbëlsirave, asgjë tjetër nuk ka munguar. "Sigurisht nuk ka mundur t’iu rezistojë ëmbëlsirave të gruas sime… kodoshi krejt i ka ngrënë", ka thënë Sathya.