Site icon Telegrafi

Hajni fatkeq, tenton të vjedhë veturën por e pëson kkeq (Video)

Foto: Ilustrim

Një hajdut mjaft fatkeq është filmuar nga kamerat e sigurisë së një parkingu në Britaninë e Madhe, gjatë një tentative të dështuar grabitjeje.

Hajni i pafat shihet në video teksa përpiqet të hap njërën prej makinave, duke shpresuar se askush nuk e ka parë.

Por, për fatin e tij të keq, aty është gjendur pronari i makinës, i cili rezulton të jetë edhe njohës i arteve marciale.

Kjo, pasi në tentativën e grabitësit për t’u arratisur, ai ka arritur ta ndalë dhë rrëzojë në tokë me një lëvizje të vetme.

Exit mobile version