Site icon Telegrafi

Hajni falënderon policët për arrestimin

"Na ka thënë: ‘më duhet t’u falënderoj, më kanë rrah më kanë lodhë’", ka deklaruar polici i cili e ka arrestuar mashkullin 48-vjeçar në qendër të Romës.

Hajni kishte shfrytëzuar pavëmendjen e familjes koreane dhe ua kishte vjedhur një çantë, e kur koreanët e kanë vërejtur, i ka kërcënuar ata me thikë dhe ka ikur. Dy të rinj nga familja kanë vrapuar pas tij, e kanë kapur pas njëqind metrash dhe me karatenë e tyre e kanë bllokuar, e më pas kanë filluar ta rrahin për qejfi pasi që ia kanë larguar armën e ftohtë nga dora.

Në fund ka intervenuar patrulla policore e cila e ka arrestuar kriminelin e koreanët i ka liruar.

Exit mobile version