Telegrafi

Hajni e pësoi keq gjatë tentimit për plaçkitje të bankomatit (Video)

Plaçkitësi që tentoi të vidhte një bankomat në Skoci, ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, kur u përpoq që me një mjet shpërthyes të realizojë plaçkitjen.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin e jashtëzakonshëm, të shpërthimit të flakëve dhe mbeturinave që u përhapën në tërë atë pjesë të Clydebank, transmeton Telegrafi.

I dyshuari 51-vjeçar ka mbetur pa vetëdije  teksa shoqëruesi tij është larguar me shpejtësi.

Derisa gjendja tij është nën kontroll, forcat e rendit po punojnë në identifikimin e bashkëpunëtorit të arratisur.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, si dhe gjendjen e bankomatit pas këtij tentimi. /Telegrafi/