Site icon Telegrafi

Hajni dënohet me shkollë

I riu 17-vjeçar, nga fshati në krahinën jugore Granada, është gjykuar për vjedhje të qenit të cilin pas lutjes së pronarit e kishte kthyer.

Gjatë gjykimit ka dalë në pah se i riu është analfabet, edhe pse kishte ndjekur shkollën 11 vjet.

"Djemtë e tillë janë shumë të lëndueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të këqija", ka thënë gjykatësi Emilio Calatayud i cili ka marrë vendimin për kursin e obliguar gjashtëmujor për shkrim-lexim.

Gjykatësi në fjalë përndryshe është i njohur për gjykime të çuditshme. Më herët ai kishte urdhëruar disa djem të ri të cilët kishin djegur kontejnerët e mbeturinave që gjatë vikendeve të punojnë me zjarrfikësit, derisa një të ri tjetër i cili kishte vozitur në gjendje të dehur e kishte urdhëruar të vizitojë njerëzit e paralizuar në aksidente të trafikut.

Exit mobile version