Site icon Telegrafi

Hajni arrestohet me televizor në dorë

Njësia policore gjatë një pike kontrolli në rrugën B, në Prishtinë ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor.

Njësia policore ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e viktimës, të cilit i është kthyer televizori.

I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version