Site icon Telegrafi

Hajnesha 86-vjeçare fut peshk, kafe… në pantallona

Të dielën në një supermarket ajo ka futur në pantallonat e saj peshk salmoni, krem kundër rrudhave, bateri, kafe dhe disa “imtësira” tjera me vlerë prej rreth 180 euro.

E kanë paditur për vjedhje dhe e kanë mbajtur në paraburgim, derisa gjykatësi e ka kushtëzuar lirimin e saj me 7.000 euro.

Policia ka thënë se plaka me kalimin e viteve vazhdimisht e ka ndryshuar emrin e saj, e pas arrestimit të parë në vitin 1956 e deri më tani e kanë gjykuar 13 herë.

Exit mobile version