Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një vjedhje në marketin “Albi” që gjendet në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video, ku shihen 3 persona duke u larguar nga ky market.
Qytetari tregoi se derisa po bëhej gati të flinte ka dëgjuar alarmin e marketit “Albi” dhe aty ka parë 3 persona që po largoheshin me nxitim.
Portali ka kontaktuar Policinë për ta pyetur rreth këtij rasti por me gjithë pritjen e gjatë nuk ka marrë përgjigje.
Rasti nuk është përfshirë as në raportin e përditshëm të Policisë.