Telegrafi

Hajnat vodhën 1000 euro në shtëpinë familjes së dëshmorit në Junik (Video)

Foto: Ilustrim

H.K 27 vjeç dhe G.Sh. 26 vjeç, dyshohet se u ngjitën në katin e dytë të një shtëpie në Junik në mbrëmjen e 22 nëntorit, duke vjedhur rreth 1000 euro.

Banorë të kësaj shtëpie në Junik, e që është e heroit Edmond Hoxha, nuk deshën të prononcoheshin para kamerave.

Por mbrapa saj thanë se ngjarja i tmerroi pasi në momentin e vjedhjes brenda saj ishin motra e heroit dhe nëna e tij plakë.

Policia, pas hetimeve, arrestoi dy të dyshuar, të cilët po hetoheshin edhe për vjedhje të tjera.