Struktura metalike e urës së gjatë gati 27 metra, në qytetin lindor rus Khabarovsk, u zhduk gjatë natës, ka raportuar Metro.
Ura ishte pjesë e rrugës së vetme që shpinte drejt një uzine të ngrohjes.
Pronarët e kësaj kompanie kanë deklaruar se zëvendësimi i urës do të kushtojë dhjetëfish më shumë se vlera e konstruksionit metalik që është vjedhur.
Ata planifikojnë të zëvendësojnë këtë urë me një tjetër nga betoni.