Në depon e armatimit të policisë në Paraguai, hajnat kanë arritur t’i vjedhin 42 pushkë. Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata në vend të pushkëve FN FAL, u kishin lënë policisë pushkë të drurit dhe plastikës.
Dyshimi se pushkët ishin vjedhur nga depoja e policisë, kishte lindur kur në tregun e zi filluan të shiten me një çmim prej 10 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.
#CroozefmNews Thieves in Paraguay have stolen 42 powerful rifles from the police armoury.
During an inspection, officers found that the FN FAL battle rifles had been replaced with wooden and plastic replicas. pic.twitter.com/df3WCtOyOE— 91.2 Crooze FM (@912CroozeFM) August 27, 2018
Policia e Paraguait dyshon se disa nga pushkët e vjedhura janë kontrabanduar në vendet fqinje, dhe tashmë janë në duart e qytetarëve në Brazil dhe Argjentinë.
Roban 42 fusiles de guerra que estaban resguardados en un cuartel policial y lo reemplazan por réplicas de juguete. https://t.co/FP6xCO3F6n pic.twitter.com/ukoXoUnlDY
— ABC Digital (@ABCDigital) August 25, 2018
Fotografitë e pushkëve të plastikës dhe drurit janë shfaqur pothuajse në të gjitha mediat e Paraguait, ku rastin e vjedhjes së pushkëve e kanë cilësuar si “me skandalozin” në historinë e policisë së këtij vendi. /Telegrafi/