Hajnat kanë thyer pasmesnate lokalin “Ardi Fashion” në qendër të Ferizajt, duke vjedhur materiale në vlerë prej 60 mijë eurosh.
Pa ndonjë nguti hajnat bënë punën e tyre për rreth 12 minuta. Ata morën orët, syzet dhe gjërat e tjera të shtrenjta.
Me të mbushur dy çantat, grabitësit u larguan pa nguti.
Pronari i këtij lokali, Ardian Jaha, që u informua nga policia mëngjesin e së shtunës, tregoi se pas kësaj vjedhjeje është në rrezik që t’i falimentojë biznesi.
Për kthimin e mallit të vjedhur ai po shpreson shumë në punën e Policisë. Por, nga Policia thonë se akoma nuk kanë ndonjë të dyshuar, porse janë punuar në këtë drejtim. /Klan Kosova/