Telegrafi

Hajnat vjedhin gjashtë shtëpi në Suhodoll të Graçanicës (Video)

Gjashtë shtëpi janë vjedhur brenda një nate në fshatin Suhodoll të Graçanicës.

Lopën dhe viçin, Ymer Smajlit nga fshati Suhodoll i Graçanicës, ia vodhën hajnat në natën e parë të Ramazanit, njofton Klan Kosova.

Për mungesën e kafshëve ky e kuptoi tek në mëngjes.

Vjedhja pati edhe në shtëpinë e fqinjit të tij, Ivan Nastiqit, veçse këtij iu morën mjetet e punës. U plaçkit edhe Ivan Nastiq dhe atë brenda shtëpisë ku banon.