Site icon Telegrafi

Hajnat vjedhin furgonin, me pronarin në të

Pushuesi i tmerruar Bjorn Feldbaek u zgjua nga gjumi për ta kuptuar se po transferohej së bashku me makinën e tij me rimorkio, pasi që hajnat kishin hyrë në furgonin e tij në qytetin suedez Skovde.

Por i la duarthatë kur u ndaluan dhe hyn në dhomën e rimorkueshme duke bërtitur aq me zë sa që hajnat braktisën edhe automjetin e tyre dhe ia mbathën në këmbë.

"U zgjova dhe pashë se rimorkio po rropaste rrugës. Nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte dhe isha i frikësuar deri në palcë”, ka thënë Feldbaek.

"Më pas u ndal dhe dëgjova dikë se po hapte derën dhe kur i pashë hajnat fillova të bërtasë sa më jepi Zoti fuqi. Ata dukeshin po aq të frikësuar sa edhe unë vet dhe filluan të ikin me vrap. Më gjasë nuk ishte diçka që po e prisnin", ka shtuar ai.

Policia tani ka nisur një hulumtim për hajnat.

Exit mobile version