Ky është momenti tronditës kur dy hajdutë përdorin një pajisje të posaçme për të “neutralizuar” një sistem sigurie për të vjedhur një BMW prej 66 mijë dollarësh dhe të largohen me të – për më pak se një minutë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ishte një nga katër vjedhjet e kohëve të fundit në veri të Londrës që pa kriminelët të përdorin pajisje të specializuara.
Viktima, një biznesmen dhe një baba që nuk donte të identifikohej, kishte në posedim makinën për pak më shumë se një muaj para se të rrëmbehej.
“Isha duke fjetur në dhomën time. Sapo kishim blerë një makinë të re në fillim të shtatorit. Pastaj dëgjova motorin, e dija që dikush kishte ndezur makinën time dhe shkova në dritare. Pastaj ata u zhdukën”.
Viktima tha se një nga fqinjët e tij ra gjithashtu viktimë, pasi hajnat edhe atij i vodhën një model të ngjashëm BMW. /Telegrafi/