Telegrafi

Hajnat vjedhin 5 lopë në vlerë 6 mijë e 200 euro në një fshat të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së lopëve që kanë ndodhur në fshatin Trestenik të Pejës.

Rasti i parë kishte ndodhur rreth orë 05:30 të së shtunës, ku ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga stalla i kanë vjedhur dy gjedhe (lopë).

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 2500 euro. Rasti është duke u hetuar.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga stalla i kanë vjedhur tri gjedhe (lopë).

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3700 euro. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/