Telegrafi

Hajnat thyen orenditë dhe lyen muret me ngjyra (Foto)

Në Durham të Anglisë, prindërit e tre fëmijëve të vegjël, kanë mbetur të befasuar me mënyrën se si e kanë gjetur shtëpinë pasi janë kthyer nga shëtitja.

Personat që kishin hyrë nga dera e pasme, e kanë demoluar shtëpinë duke i thyer orenditë, rrëzuar gjësende të ndryshme dhe i duke lyer muret me ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Madje, ata e kanë mbushur me zbardhues enën për zierjen e çajit, e cila sikur të konsumohej do të ishte shumë e keqe për shëndetin.

“Kam 20 vite që punoj dhe asnjëherë nuk kam parë një vandalizëm të këtillë”, ka thënë polici që ishte në krye të njësitit.

Pronarët e shtëpisë, kanë mbetur me shumë gjësende të shkatërruara si dhe të tjera që duhet hedhur, meqenëse janë të papërdorshme. /Telegrafi/