Site icon Telegrafi

Hajnat thyejnë dyert, vjedhin para në Këshillin e Bashkësisë Islame dhe në Xhaminë e Re në Istog

Foto: Ilustrim

Me datën 02.02.2019 rreth orës 19:00 në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog si dhe në Xhaminë e Re është kryer një grabitje, vjedhje e të mirave materiale që kanë ekzistuar në këto dy objekte.

Siç ka bërë të ditur arkatari Avni Gorçaj, në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame janë hapur dhunshëm tri dyer, dera kryesore, dera e zyrës së sekretarit dhe e zyrës së arkatarit, ku edhe janë plaçkitur para në vlerë prej rreth 1000 euro, si dhe janë demoluar zyrat.

“Në objektin e Xhamisë së Re janë hapur dhunshëm dyert e Xhamisë (e hyrjes në paradhomë dhe e Xhamisë) si dhe e zyrës së imamit, me këtë rast janë vjedhur arkat me para brenda Xhamisë si dhe një shumë e konsiderueshme e të hollave në zyrën e imamit. Përveç kësaj janë demoluar zyrat dhe janë vjedhur edhe pajisjet e regjistrimit të kamerave”, ka bërë të ditur Gorçaj.

Ai gjithashtu ka thënë se është njoftuar Policia e cila edhe ka bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje.

“Bëjmë apel që sa më shpejt që është e mundur të hetohet rasti dhe kryerësit e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë”, ka thënë arkatari Avni Gorçaj. /Telegrafi/

Exit mobile version