Site icon Telegrafi

Hajnat thirrën vetë policinë

Dyshja e hajnave amatorë nga Daytona Beach disi arriti ta thërras numrin e policisë 911 derisa thurnin planet.

Operatorët e ndihmës së shpejtë pranuan thirrjen dhe arritën tí dëgjojnë kriminelët duke biseduar se si mund ta vjedhin automobilin. Kujdestarët e linjës urgjente menjëherë thirrën policinë në vendin e ngjarjes dhe arritën ta kapin një tinejxher në automobil.

Partnerja e tij në krim, Stephanie Vargas (19 vjeçare) dhe një 13 vjeçar tentuan të ikin me një automobil tjetër, por policia arriti t’i arrestojë. “Mjeshtrit e krimit”pranuan se kanë bërë hajninë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version