Hajnat kishin hyrë në fabrikën e çelikut, e cila gjendet jashtë qytetit Galati në Rumaninë lindore, duke u thënë punëtorëve se i kanë lajmëruar se në fabrikë ka kapur zjarri.
Derisa disa nga anëtarët e grupit kontrollonin “shenjat” e zjarrit të tjerët e kishin ngarkuar kamionin me çelik i cili kushtonte rreth 14.000 funte në tregun e zi.
Ata janë kapur pasi policia e kishte ndalur kamionin e tyre “zjarrfikës”, pasi brigada lokale e zjarrfikësve kishte njoftuar se ua kanë vjedhur një kamion.