Telegrafi

“Hajnat patën kohë edhe të fërgojnë vezë derisa u fut policia” (Video)

Banorët e një lagje që ndodhet në juglindje të Londrës, janë zgjuar në orën pesë e gjysmë, nga zhurma e disa goditjeve.

Me dyshimin se në një shtëpi po kryhen aktivitete të paligjshme, policët kanë dashur të thyejnë derën e një shtëpie dhe të hyjnë brenda, transmeton Telegrafi.

Por atyre iu është dashur ta qëllojnë derën 43 herë me radhë, sepse ka qenë shumë e fortë.

Një fqinj i shtëpisë që më pas është bastisur, e ka xhiruar ngjarjen dhe e ka plasuar në Facebook.

“Derisa ia thyen derën, të dyshuarit kanë pasur kohë të fshehin dëshmitë, madje edhe të fërgojnë vezë dhe të pinë nga një kafe”, ka qenë mahia e tij lidhur me rastin. /Telegrafi/