Site icon Telegrafi

Hajnat nuk llogaritën mirë eksplozivin, hodhën në erë bankën

Banka në fshatin gjerman Malliss është shkatërruar tërësisht në eksplodim. Vetëm bankomati mbeti pa u dëmtuar.

Askush nuk u lëndua, edhe pse eksplodimi dëmtoi edhe ndërtesat dhe automobilat përreth.

Hetuesit dyshojnë se hajnat kanë vendosur eksplozivin, mu në hyrje të bankës, njoftoi televizioni gjerman NDR.

Afër bankës gjendej edhe një kombibus i parkuar dhe dyshohet se hajnat kishin planifikuar të iknin së bashku me bankomatin, shkruan BBC.

Mediat shkruajnë se hajnat ikën me xhepa të zbrazët nga vendi i krimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version