Telegrafi

Hajnat në SHBA tani po kryejnë vjedhje nëpër markete me “pirunarë”

Protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në mbarë SHBA-të kanë dalë nga kontrolli, në Filadelfia dhe Kaliforni kanë ndodhur plaçkitje masive.

Hajnat me “pirunarë” janë nisur në “aksion” në një market, ku shoferi ka thyer dyert e një grup tjetër ia mësynë mallrave brenda, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet saktë dëmi i shkaktuar, por huliganët u arratisën shpejtë nga vendi i ngjarjes sapo dëgjuan sirenat e veturave të policisë.

Gjithashtu nuk dihet se ku e kanë marrë “pirunarin” dhe kush e ka vozitur atë.

Kujtojmë që pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, që ndërroi jetë kur polici Derek Chauvin ia mbajti gjurin mbi qafë për afro 9 minuta.

E pas këtij momenti kanë shpërthyer protestat masive, që shpejtë u shndërruan në plaçkitje dhe dhunë të paparë. /Telegrafi/