Site icon Telegrafi

Hajnat në Kqiç të Mitrovicës: Sulmojnë burrin, i vjedhin veturën dhe katër mijë euro

Për një fshatar të Kçiq të Madh të Mitrovicës, nata e djeshme nuk ishte e qetë. Atë e sulmuan e grabitën dy persona të maskuar.

Sipas Policisë, dy persona që akoma nuk janë evidentuar, kishin sulmuar një fshatar të Kqiçit duke i vjedhur më pas edhe veturën.

Mirëpo, hajnat nuk ishin ndalur vetëm me sulmin dhe vjedhjen e veturës. Ata i kanë grabitur edhe katër mijë euro që viktima i mbante në shtëpi.

Pas ngjarjes, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, e viktima më pas ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Pas gjithë zhvillimeve, vetura është gjetur por jo edhe paratë. Policia ka arritur të bije në gjurmët e veturës që hajnat kishin braktisur.

Exit mobile version