Site icon Telegrafi

Hajnat në Bullgari vjedhin 1.580 qebapë

Policia ka njoftuar se pronari 52 vjeçar e kishte mbyllur dyqanin e tij më 31 dhjetor, e kur e ka hapur sot ka marrë vesh se ishte plaçkitur.

Hajnat e pangopshëm nuk janë kënaqur vetëm me mishin e skarës, por me vete kanë marrë edhe 60 shishe birra dhe 24 kanaqe Coca Cola e Fanta, thuhet në njoftimin e policisë vendore.

Nga dyqani janë marrë edhe 33 levë (rreth 17 euro), e dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 500 euro. /Telegrafi/
 

Exit mobile version