Ky është momenti kur disa hajdutë ngrenë makinën e parkuar jashtë shtëpisë së pronarit të saj dhe vjedhin një pjesë të saj, nën dritën e ditës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pronari i makinës ishte brenda shtëpisë së tij në Hurley, North Warwickshire – Angli, duke ngrënë drekën, por as ai dhe as anëtarët e tjerë të familjes nuk i dëgjuan hajdutët që kryen aksionin më 7 mars.
“Ne menduam se ishte bërë në mes të natës, vetëm kur shkova rrotull dhe pyeta fqinjin që ka kamera në pjesën e përparme të shtëpisë së tyre. Ata gjetën se ishte në mes të ditës ndërsa mamaja dhe babai im po darkonin”, ka thënë vajza e pronarit të makinës.
Sipas pamjeve, kriminelëve iu deshën rreth pesë minuta për të përfunduar vjedhjen dhe për t’u larguar.
Policia e Warwickshire konfirmoi se ishin thirrur në një raport të vjedhjes së një pjese nga një makinë në Hurley dhe bëri thirrje për informacion. /Telegrafi/