Site icon Telegrafi

Hajnat në Angli rrahin burrin, gruan shtatzënë e nxjerrin jashtë – pastaj vjedhin veturën e tyre

Policia ka publikuar videon e një vjedhje të një veture gjatë së cilës një burrë u rrah dhe gruaja e tij shtatzënë u detyrua të largohej nga automjeti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo kishte shpëtuar e palënduar por ai pësoi prerje dhe një gisht të thyer që kishte nevojë për trajtim spitalor.

Ngjarja ndodhi në zonën Moneyhull Grange të Kings Norton, Birmingham – Angli, më 28 maj.

Çifti ishin jashtë shtëpisë së tyre kur katër burra arritën me një Renault Clio të bardhë, duke vjedhur veturën e tyre VW Golf R.

Inspektori Jamie Bunting nga Policia West Midlands e quajti atë një “sulm të tmerrshëm”.

Ai tha: “Çifti na ka kërkuar të lëshojmë këtë regjistrim. Ndërsa jemi të vetëdijshëm se është tronditëse, shpresojmë se do të na ndihmojë të identifikojmë ata që janë përgjegjës”. /Telegrafi/

Exit mobile version