Telegrafi

Hajnat në aksion, vazhdon thyerja e veturave në Prishtinë (Foto)

Dëmtimi gjegjësisht thyerja e veturave në Kosovë, e sidomos në Prishtinë, po vazhdon të jetë dukuri e pranishme.

Kjo mund të vërtetohet edhe nga disa fotografi të publikuar anë rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, për të cilat thuhet se janë bërë tek oborri i Fakultetit të Edukimit, përkatësisht tek parkingu i Galerisë së Arteve në Prishtinë.

Siç shkruan në përshkrimin e tyre, në momentin që policia kanë ardhur në vendin e ngjarjes – aty ku ishte thyer kjo veturë – në të njëjtin moment ishte raportuar edhe për disa raste të tjera në Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë. /Telegrafi/