Telegrafi

Hajnat lënë para në vend se ta vjedhin automjetin

Flavia Alcantara nga qyteti brazilian Belo Horizonte, kishte lënë një shkresë në xhamin e përparmë të automjetit të saj e cila ua tërhiqte vëmendjen hajnave se nuk ia vlente të vidhej.

Shkresa e saj thoshte: "Zotëri Hajn, ju lutem mos e vidhni këtë automjet. Nuk ka bateri e as gomë rezervë. Është në gjendje të keqe. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj".

Zonja Alcantara ka thënë se dikush më vonë ka tentuar të vjedh automjetin e saj por në fund e ka lënë atë punë, së bashku me një bankënotë lokale e cila kishte vlerë rreth 50 euro.

"Hajni duhet të jetë ndier keq për mua", ka thënë ajo për gazetën lokale Terra Noticias Populares..

"E kisha vendosur për të tërhequr vëmendjen e hajnave. Kam dashur t’i ndalojë që të marrin një automjet që nuk ia vlente të vidhej”, ka përfunduar ajo.