Site icon Telegrafi

Hajnat kapen në kamerë të uebit

Policia ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar pasi gjë gruaja Maribel Chouinard, me qëndrim në Filipine, i ka vërejtur ata dhe e ka lajmëruar burrin e saj.

Çifti ka përdorë kamerën e uebit për të komunikuar me video pamje derisa jetojnë larg njëri-tjetrit, raportojnë mediat botërore.

Burri i saj Jim Chouinard, ushtarak me profesion, ka lajmëruar policinë të cilët i kanë kapur dy të rinj afër shtëpisë dhe më vonë e kanë arrestuar edhe të dyshuarin e tretë.

Policia ka njoftuar se ata ishin identifikuar në bazë të fotografive të cilat ia kishin dërguar me e-mail zonjës Chouinard në Filipine.

Exit mobile version