Telegrafi

Hajnat italianë e donë parmezanin

Në periudhën në mes vitit 2006 e 2007 një nga dhjetë produktet e parmezanit është zhdukur nga vitrinat, e nuk është paguar, ka njoftuar të enjten një grup i prodhuesve italian për produktet bujqësore – CIA.

Sipas këtyre të dhënave, parmezani vidhet 11 për qind më shumë sesa në vitin paraprak.

Parmezani në përgjithësi është produkti i tretë, e i pari në mesin e artikujve ushqimorë, të cilin italianët e vjedhin. Më së shumti vidhen brisqet e rrojës, 22 për qind, e më pas tonerët për printer, 15 për qind e tyre.