Telegrafi

Hajnat hynë në shtëpinë e Shawn Mendes dhe Camila Cabello, vodhën një makinë G-Class SUV

Shawn Mendes dhe Camila Cabello (Foto: MTV)

Shawn Mendes dhe Camila Cabello ishin në shënjestër të hajdutëve në shtëpinë e tyre në Los Angeles dhe të njëjtit raportohet se kanë marrë makinën e Mendes.

Yjet e muzikës pop po qëndronin në shtëpi javën e kaluar kur të dyshuarit hynë përmes një dritareje, raportoi TMZ.

Kur hajdutët vunë re se çifti ishte atje, ata bënë një dalje të shpejtë.

Shawn Mendes dhe Camila Cabello (Foto: Getty Images)

Por jo para se të merrnin çelësat e Mercedes G-Class SUV të Mendes dhe të largoheshin me të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shawn Mendes

Krijuesi i hitit “Treat You Better”, 22 vjeç, dhe këngëtarja e “Havana”, 24 vjeçe – të cilët kanë qenë të lidhur së bashku që nga korriku 2019 – ishin me sa duket të padëmtuar në incident.

Camila Cabello dhe Shawn Mendes (Foto: Instagram)

Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë rast, por autoritetet janë duke kërkuar për të dyshuarit.

Departamenti i Policisë në Los Angeles nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, megjithëse presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. /Telegrafi/