Kreatorja e njohur, Blerina Kllokoqi – Rugova, tregon se së fundmi ka rënë pre e hajnave.
Ajo ka postuar një video në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, ku shihet një hajdut në lokal të saj.
Dizajnerja shqiptare nuk zbulon më shumë detaje nëse i kanë marrë gjësende me vlerë.
Veç kësaj, ajo ka bërë shaka duke shtuar se ‘mirë që nuk i kanë marrë rrobat e Prime-t’, referuar ato që ia dërgon Gjestit në Big Brother të Shqipërisë.
“Loçka. Shyqyr që nuk mi ka marrë rrobat e Prime-t”, ka shkruar Kllokoqi – Rugova.
Detajet pritet të dalin në vazhdim për atë se si ndodhi e gjithë ngjarja dhe në çfarë ore u bë kjo vjedhje.
Blerina po vazhdon të jetë një nga kreatoret më të kërkuara në vend e një personazh shumë i komentuar. /Telegrafi/