Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe një shumë parash.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në Prishtinë.
“Prishtinë 18.09.2019 – 04:20. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe një shumë parash. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/