Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në Prishtinë.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të të hollave dhe disa ora dore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij rasti vazhdon në procedurë hetimore. /Telegrafi/