Site icon Telegrafi

Hajnat hapën tunelin drejtë e në bankë

Plaçkitësit lidhën rojën e sigurimit në degën e bankës “Credit Lyonnais” në Paris, u futën në bankë nëpërmjet një tuneli të hapur, njoftoi policia franceze.

Ata kaluan disa orë brenda në bankë duke hapur kasafortat dhe në fund ndezën një zjarr për të fshehur gjurmët. Vlera e mjeteve të vjedhura ende nuk është përllogaritur, njoftoi policia.

Mediat franceze menjëherë e krahasuan këtë hajni me “Rastin Spaggiari” një vjedhje spektakolare e planifikuar nga Albert Spaggiari para më shumë se 30 vitesh në Nice.

Banda e Spaggiarit hapi një tunel drejt e në njërën nga degët e bankës Societe General, kaluan dy ditë e dy natë brenda dhe u larguan nga aty me më shumë se 24 milionë euro, të llogaritura në shumën e sotshme. /Telegrafi/

Exit mobile version