Hajnat, të maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpinë e familjes së një financieri të qytetit, duke i drejtuar armën tregtarit të Bitcoin-it dhe duke e detyruar të transferonte monedhat dixhitale, në atë që besohet të jetë veprim i parë i këtij lloji në Britani të Madhe.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, katër hajdutë iu drejtuan shtëpisë së Danny Aston, 30 vjeç, i cili drejton një firmë dixhitale të tregtimit të monedhës, dhe e detyruan Aston të transferojë një sasi të panjohur të kriptomonedhave.
Policia u thirr të hënën rreth orës 9.40 pasi hajnat raportohen të kenë hyrë në pronë duke thyer derën.
Mediat kanë raportuar se burrat lidhën një grua dhe mbajtën një fëmijë jashtë në një karrocë, duke e detyruar Aston të transferonte Bitcoin.
Aston, 40 vjeç, u kuptua të përdorte emrin ‘Goldiath’ në botën online dhe mund të ishte vënë në shënjestër për shkak të kësaj pranie.
Një fqinj konfirmoi të dielën pronën ku vjedhja e dhunshme u zhvillua, por tha se zoti Aston dhe një grua që besohet të ishte partnerja e tij u larguan nga Moulsford të hënën për të qëndruar me të afërmit.
Monedhë virtuale është ajo lloj paraje digjitale e cila është e parregulluar, që është e lëshuar dhe kontrolluar nga zhvilluesit e saj dhe që pranohet dhe përdoret vetëm nga anëtaret e këtij komuniteti të veçante virtual. Një nga këto skema të monedhës virtuale është Bitcoin.
Bitcoin është një rrjet qe mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.
Aktualisht sipas CoinMarketCap, një Bitcoin tregtohet me 11,361.40 dollarë dhe ka një vlerë të kapitalit të tregut prej 191 miliardë dollarë. /Telegrafi/