Telegrafi

Hajnat filmohen duke vjedhur enën me paratë për bamirësi, policia ende nuk po i arreston (Video)

Kamerat e sigurisë i filmuan katër hajna që u angazhuan së bashku, që të vjedhin një enë me rreth 300 euro, të mbledhura për fëmijët me nevoja të veçanta.

Përkundër që i kanë identifikuar, policia në Londër ende nuk ka bërë asgjë për t’i arrestuar, transmeton Telegrafi.

Të njëjtit, janë të njohur si shkelës të rendit dhe hajna nëpër lokale të ndryshme.

Hera e fundit kur ata hynë në kafene dhe u shtirën sikurse duan të porosisin ushqim, i ka dëmtuar organizatën bamirëse që ka vënë pika mbledhëse të parave në lokale të ndryshme.

Ata po kërkojnë që të zbatohet ligji, ndërsa t’ju kthehen mjetet që janë mbledhur për një kohë të gjatë. /Telegrafi/