Site icon Telegrafi

Hajnat e pafat!

Djemtë dëshiruan të pasurohen shpejtë duke u munduar ta vjedhin një argjendari në Havaje. Të armatosur me një çifte, çekiç dhe maska, ishin bërë gati për të gjitha. Ose të paktën ashtu menduan.

Pasi nuk arritën ta thyejnë xhamin e argjendarisë me shqelma, përdorën tërë arsenalin e tyre. Kur as çekiçi e as pushka nuk arriti ta thyejë xhamin, dyshja e hajnave iku në panik, me siguri të zhgënjyer me ekzistencën e xhamit “magjik” antiplumb. /Telegrafi/

Exit mobile version